Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka shpërndarë një mesazh frymëzues mbi rolin e bizneseve lokale në zhvillimin e qytetit. Në një postim në rrjete sociale, ai theksoi se suksesi dhe progresi fillojnë nga vetë qytetarët, të cilët me punë e përkushtim ndërtojnë histori të qëndrueshme.
🤝 “Është gjithmonë frymëzuese të takosh njerëz që me punë e përkushtim kanë ndërtuar histori suksesi këtu, në qytetin tonë. Këto biznese lokale jo vetëm që krijojnë vende pune, por janë edhe shembulli më i mirë se zhvillimi fillon nga vetë njerëzit tanë,” – shkroi Qyra.
Ai shtoi se Struga ka potencial të jashtëzakonshëm, por për ta çuar përpara, nevojitet mbështetje për iniciativat lokale dhe për njerëzit që e duan qytetin e tyre.
💬 “Zhvillimi nuk vjen nga jashtë – ai fillon këtu, me ne,” theksoi ai.
https://www.facebook.com/share/r/14KnzjE2x2C/