Strugë, 24 shtator 2025 – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka shpallur sot numrin e tij në fletëvotim për zgjedhjet lokale 2025: 133.
Qyra e konsideron këtë numër si simbol të fitores së madhe dhe të një ndryshimi real për qytetin e Strugës, duke nënvizuar vizionin e tij për një administrim transparent dhe të përqendruar tek qytetari.
🗣️ “Numri 133 = Numri i fitores së madhe për Strugën 🌊. Bashkë mund ta bëjmë qytetin tonë më të zhvilluar, më të pastër dhe më të denjë për qytetarët e tij,” deklaroi Qyra.