Kandidati për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, ka theksuar se çdo ditë e çdo moment është pranë tyre për të dëgjuar zërin dhe shqetësimet e secilit.
“20 vite udhëheqje të dështuara nga struktura të caktuara politike na kanë sjellë deri këtu. Ndryshimi jo vetëm që është i domosdoshëm, por edhe urgjent,” u shpreh ai.
Qyra theksoi se vala e ndryshimit tashmë ka nisur dhe se së bashku me qytetarët do të ndërtohet një Strugë funksionale, e pastër, transparente, e drejtë, e ndershme dhe me zhvillim të vërtetë.
https://www.facebook.com/share/p/1BCqPzTuyk/