Mendi Qyra uron 8 Marsin: Gratë janë shtylla e shoqërisë dhe meritojnë respekt çdo ditë

Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në emër të Kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra dhe të gjithë administratës komunale, janë përcjellë urimet më të sinqerta për të gjitha gratë dhe vajzat.
Në urimin e tij theksohet se kjo ditë shërben si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm që gratë japin çdo ditë, si në familje ashtu edhe në shoqëri, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të barabartë.
“Fuqizimi i grave dhe respektimi i të drejtave të tyre është një nga shtyllat kryesore të një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar. Le të vazhdojmë së bashku të punojmë për një shoqëri ku çdo grua dhe vajzë ka mundësi të barabarta, respekt dhe vlerësim për rolin e saj të pazëvendësueshëm”, thuhet në urim.
Nga Komuna e Strugës është shprehur gjithashtu respekt dhe mirënjohje për të gjitha gratë, duke theksuar se kontributi i tyre është thelbësor në çdo fushë të jetës shoqërore.
Në të njëjtën kohë, urimi është përcjellë edhe në gjuhën maqedonase, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe barazisë për gratë në një shoqëri moderne dhe demokratike.
Në fund të urimit, është shprehur edhe njëherë respekt dhe mirënjohje për të gjitha gratë me rastin e kësaj dite të veçantë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit