Mendi Qyra: Uji në Strugë është përmirësuar, pritet stabilizimi i plotë në ditët në vijim

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka deklaruar se gjatë 3-4 ditëve të fundit cilësia e ujit është përmirësuar ndjeshëm, megjithatë institucionet shëndetësore rekomandojnë që të pritet edhe disa ditë për stabilizimin e plotë.
Sipas tij, Instituti për Shëndetësi Publike ka sugjeruar që të vazhdohet me monitorimin e situatës derisa uji të stabilizohet plotësisht dhe të konfirmohet si i sigurt për përdorim.
Qyra shprehu shpresën se në ditët në vijim situata do të normalizohet. Ai theksoi se nëse kjo nuk ndodh, institucionet do të vazhdojnë të ndërmarrin masa të tjera për të garantuar furnizim të sigurt me ujë për qytetarët.
Autoritetet lokale mbeten në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar që çdo hap të ndërmerret në interes të shëndetit dhe sigurisë së banorëve.

https://vt.tiktok.com/ZSuenC2jK/

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit