16.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Mendi Qyra: Struga duhet të hapë dyert për idetë e reja dhe guximin e të rinjve!

Në kohën kur bota po transformohet përmes teknologjisë, Mendi Qyra, kandidati i pavarur për Strugën, vë theksin tek nevoja për të hapur rrugën ndaj inovacionit dhe ideve të reja.

Një shembull frymëzues është Maksut Gavaz, i lindur në Holandë dhe i rikthyer në vendlindje, i cili përmes platformës @gurbet.digital synon ta shndërrojë Strugën në një qendër moderne për punëtorët online — një vend ku puna, natyra dhe fryma e qytetit bashkohen në harmoni.

“Inovacioni nuk duhet të ndalet vetëm në digjitalizimin e shërbimeve komunale,” thekson Qyra, “por duhet të mbështesim çdo të ri që ka ide dhe guxim për t’i bërë ato realitet.”

 

https://www.facebook.com/share/v/1B4oNtqXpa/

 

 

Ky është vizioni #përStrugën — një qytet që frymëzon, mbështet dhe ecën përpara!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit