Kandidati i pavarur për qytetin e Strugës, Mendi Qyra, ka ndarë një mesazh të fuqishëm për lidhjen e qytetit me natyrën dhe trashëgiminë kulturore. Ai vizitoi zonën e Shumit, ku, siç theksoi, “rriten troftat që gjallërojnë Liqenin e Ohrit” dhe ku fillon historia e një Struge që jeton në harmoni me natyrën.
Në Zagraçan, Qyra ndaloi te Xhamia e Vjetër, rreth 150-vjeçare, e cila është lënë në mëshirë të fatit, duke e cilësuar si simbol të rrënjëve dhe kujtesës që duhet ruajtur.
“Do të kontribuoj personalisht në restaurimin e saj, sepse Struga meriton të ruajë shpirtin e vet,” – deklaroi Qyra, duke e cilësuar këtë si pjesë të angazhimit të tij për ruajtjen e identitetit dhe vlerave të qytetit.
Ai shtoi se ndryshimi ka filluar dhe se lufta kundër korrupsionit do të jetë thelbësore për të ndërtuar një të ardhme të denjë për fëmijët tanë.
https://www.facebook.com/share/v/1A9DUbmnsN/