Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka prezantuar një nga projektet e tij më me vlerë për qytetin – ndërtimin e një srehimoreje për qentë endacakë.
“Srehimorja për qentë endacakë nuk është vetëm një projekt, por një angazhim human dhe qytetar që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e çdo banori, veçanërisht të fëmijëve tanë, dhe me imazhin turistik dinjitoz të Strugës,” – ka theksuar Qyra.
Sipas tij, ky projekt do të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme dhe profesionale për një problem që qyteti e përjeton prej vitesh. “Çdo kafshë do të ketë kujdesin që meriton, ndërsa qytetarët do të ndihen të sigurt në çdo hapësirë publike,” shtoi ai.
Qyra u zotua se ndërtimi i srehimores do të nisë që ditën e parë të marrjes së mandatit, si një shenjë konkrete e përkushtimit për një Strugë më të rregullt, humane dhe me dashuri për çdo formë jete.