Gjatë një vizite në fshatin Mislehovë, Mendi Qyra pa nga afër gjendjen e rrugëve, të paasfaltuara dhe të vështira për qarkullim. Ai theksoi se me pak investim dhe pak vullnet, banorët e kësaj zone mund të kenë rrugë të denja, ashtu siç e meritojnë.
“Premtimi im për ndërtimin e kësaj rruge do të bëhet realitet”, u shpreh Qyra, duke shtuar se ky projekt është prioritet dhe do të lehtësojë jetën e përditshme të banorëve të Mislehovës