Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i pavarur për komunën, Mendi Qyra, ka dhënë një zotim të fuqishëm për komunitetin sportiv dhe të rinjtë e zonës.
Ai ka theksuar se hapja dhe funksionimi i sallës sportive në shkollën “Niko Nestor” do të trajtohet me prioritet të plotë sapo të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes lokale.
“Hapja dhe funksionimi i sallës sportive në shkollën ‘Niko Nestor’ ka qenë një nga kërkesat më të rëndësishme që mora nga klubet sportive gjatë takimit tonë të parë. Sot, në ditën e fundit të fushatës, dua të ndaj me ju zotimin tim të sinqertë: kjo çështje do të trajtohet me prioritet të plotë. Do të bëj çdo përpjekje që salla sportive të rikthehet në funksion, në shërbim të të gjithëve,” – deklaroi Qyra.