7.8 C
Skopje
Tuesday, November 11, 2025

Mendi Qyra priti në Strugë ish-deputetin shqiptar Spartak Braho

Mes një atmosfere miqësore dhe respekti të ndërsjellë, Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, priti sot në takim ish-deputetin e Parlamentit të Shqipërisë, z. Spartak Braho.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve të hershme miqësore mes përfaqësuesve të dy vendeve. Gjatë bisedës, u theksua rëndësia e shkëmbimit të ideve dhe përvojave që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të Strugës dhe rajonit më gjerë.

Kryetari Qyra vlerësoi lartë kontributin e z. Braho në politikën shqiptare, si dhe përkushtimin e tij për promovimin e vlerave të përbashkëta. Ai theksoi gjithashtu se fryma e vizionit të Arben Xhaferit mbetet një udhërrëfyes i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit dhe bashkëpunimin ndërshqiptar.

“E falënderoj z. Braho për mbështetjen dhe besimin, dhe e siguroj se Struga do të jetë gjithmonë një vend i hapur për bashkëpunim, dialog dhe ide që e çojnë përpara qytetin tonë,” deklaroi kryetari Qyra.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit