Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra, në një takim me pensionistët, theksoi se kërkesat e tyre janë modeste, por thelbësore për dinjitetin dhe mirëqenien e tyre. Ai tregoi se shoqatat e pensionistëve sot funksionojnë vetëm me kontributet e anëtarëve, në hapësira të vogla e pa kushte, gjë që e vështirëson organizimin e aktiviteteve kulturore e historike.
Një nga kërkesat më të ndjera ishte hapja e një shtëpie për pensionistët e vetmuar – një vend ku ata do të gjejnë kujdes, ngrohtësi dhe mbështetje të vazhdueshme.
“Ky realitet shumë shpejt do të ndryshojë, sepse Struga që e meritojmë është qyteti ku edhe pensionistët tanë do të jetojnë me dinjitet, me mundësi për t’u shprehur e për të qenë aktivë”, u shpreh Qyra, duke shtuar se vala e ndryshimit ka nisur.
https://www.facebook.com/share/p/19muLtnTNv/