Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim zyrtar me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe tradicionale ndërmjet Strugës dhe Kosovës, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin lokal, kulturën dhe çështjet rajonale.
Qyra theksoi se Kosova ka një rëndësi të veçantë për Strugën, duke nënvizuar lidhjet e forta historike, kulturore dhe njerëzore mes dy vendeve. Ai shprehu gatishmërinë e Komunës së Strugës për të avancuar bashkëpunimin institucional dhe për të realizuar iniciativa që sjellin përfitime konkrete për qytetarët.
Nga ana e tij, ambasadori Qehaja vlerësoi mikpritjen dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, duke shprehur interes për forcimin e lidhjeve mes institucioneve dhe komuniteteve.
Të dy palët u pajtuan se takime të tilla kontribuojnë në thellimin e partneritetit dhe në ndërtimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.



