16.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

Mendi Qyra nga Morovishta: “Struga meriton të jetojë me dinjitet dhe shpresë!”

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka vizituar banorët e Morovishtës, ku është pritur me përkrahje dhe besim për ndryshim.

Në postimin e tij, Qyra theksoi se banorët e këtij fshati duan më të mirën jo vetëm për Morovishtën, por për gjithë Strugën.

> “Ata besojnë se ndryshimi është i mundur me punë, përkushtim dhe vizion të qartë. Së bashku do të krijojmë kushte më të mira për çdo familje dhe do ta bëjmë Strugën vend ku jetohet me dinjitet dhe shpresë,” – shkroi ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit