Mendi Qyra nënshkruan memorandume për forcimin e luftës kundër dhunës në familje dhe dhunës seksuale në Strugë

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, dhe kryetarja e Shoqatës për Zhvillim dhe Aktivizëm AKVA – Strugë, Ana Naumoska, nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi me qëllim forcimin e mekanizmave lokalë për parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës seksuale.
Me këto memorandume vendosen bazat për një qasje më të organizuar dhe të koordinuar institucionale në trajtimin e rasteve të dhunës dhe në mbështetjen e viktimave.

 


Dokumentet parashohin formimin e Këshillit Lokal për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Dhunës Seksuale, i cili do të shërbejë si mekanizëm për koordinimin ndërmjet institucioneve dhe organizatave që veprojnë në këtë fushë.
Gjithashtu, është paraparë mbështetje institucionale për Këshillimoren – Pika Informative për Gratë, e cila do të ofrojë informim, këshillim dhe mbështetje për gratë që përballen me dhunë ose kanë nevojë për ndihmë.
Me këtë partneritet, Komuna e Strugës shpreh përkushtimin për krijimin e një komuniteti më të sigurt, ku dhuna nuk ka vend dhe ku viktimat marrin mbështetje të shpejtë dhe të duhur.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit