32.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Mendi Qyra në Zvicër: Takim krenarie me Atmi dhe Ylli Dokon, frymëzim për Strugën

Gjatë vizitës së tij në Zvicër, Mendi Qyra ka përjetuar një nga momentet më krenare për diasporën strugane. Ai u takua me Atmi Dokon, njërin nga të parët struganë që arriti sukses në biznes si pronar i një kompanie sigurimesh, si dhe me djalin e tij, Ylli Dokon, President i FDP Bassersdorf dhe anëtar i Komisionit të Financave.

Në këtë takim u vlerësua puna, përkushtimi dhe suksesi i mërgimtarëve struganë, të cilët me arritjet e tyre po e bëjnë të njohur emrin e Strugës edhe jashtë vendit.

Mendi Qyra shprehu mirënjohje të veçantë edhe për kryesinë e FC ALBANIA Zürich për mikpritjen e ngrohtë dhe kontributin që ky klub jep në ruajtjen e identitetit shqiptar në Zvicër.

“Forca e mërgatës sonë mbetet frymëzim i pashtershëm për Strugën,” u shpreh Qyra, duke theksuar se suksesi i bashkëqytetarëve jashtë vendit është një pasuri e madhe për të gjithë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit