Mendi Qyra ka zhvilluar një takim të ngrohtë me diasporën strugane në Zvicër, ku u prit me respekt, emocione dhe mbështetje të fuqishme nga bashkatdhetarët që jetojnë larg vendlindjes.
Gjatë takimit, Qyra theksoi se lidhja e diasporës me Strugën mbetet e pathyeshme dhe e mbushur me dashuri. Ai u shpreh se mbështetja, idetë dhe kontributi i tyre janë thelbësore për zhvillimin e qytetit.
“Struga me ju është më e fortë, më e plotë dhe më e sigurt në rrugën e saj përpara,” u shpreh ai, duke garantuar se zëri i diasporës do të dëgjohet dhe do të reflektohet në projektet e ardhshme të komunës.
Ky takim shënon një tjetër hap të rëndësishëm në afrimin e Strugës me komunitetin e saj jashtë vendit, pas takimeve të suksesshme që Qyra ka zhvilluar më herët edhe në Austri e Itali. Diaspora strugane vazhdon të dëshmojë se mbetet forcë e madhe, e bashkuar dhe e gatshme të kontribuojë për të ardhmen e qytetit.






