Mendi Qyra në Spitalin e Strugës – Çek prej 20 000 denarësh për foshnjën e parë të vitit 2026

Viti 2026 ka nisur me gëzim në Spitalin e Strugës. Kryetari i Komunës, Mendi Qyra, bëri një vizitë në Repartin e Gjinekologjisë, ku u takua me nënën që solli në jetë foshnjën e parë të këtij viti.
Si shenjë mirënjohjeje dhe mbështetjeje, Qyra i dorëzoi nënës një çek prej 20 000 denarësh.
Sipas njoftimit, foshnja është vajzë, e lindur me pesë 4.210 gram me lindje spontane, ndërsa nëna është nga fshati Misleshovë i Strugës. Të dyja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ky gjest u prit pozitivisht nga komuniteti si një mbështetje për familjet e reja dhe fillimin e vitit me një ngjarje të gëzuar për qytetin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit