Për herë të parë në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Strugës dhe si Nënkryetar i Forumit Ekonomik Mbarëkombëtar Shqiptar, Mendi Qyra mori pjesë në Konferencën Ekonomike III për Luginën e Preshevës.
Në këtë ngjarje të rëndësishme, z. Qyra theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe diskutoi mundësitë konkrete për zhvillimin ekonomik të rajoneve shqiptare, me fokus të veçantë tek investimet, infrastruktura dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Ai nënvizoi se Struga është e gatshme të jetë pjesë aktive e këtij rrjeti bashkëpunimi e zhvillimi, duke kontribuar në ndërtimin e një platforme të përbashkët ekonomike ndërmjet komunave shqiptare në rajon.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ekonomike dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tanë në të gjitha trevat shqiptare,” deklaroi Qyra.





