3.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

Mendi Qyra me mbështetje edhe nga SHBA! Vizitohet nga Mayori i Lincoln Park në New Jersey, David Runfledt

Mendi Qyra, kryetar i OEMVP-së dhe kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, është vizituar sot nga Mayori i bashkisë së Lincoln Park në New Jersey, David Runfledt.

Ai është Mayor i Komunës Lincoln Park në New Jersey, një vendbanim me shumë shqiptarë e sidomos Strugan që jetojnë, zhvillohen dhe edukohen në këtë vendbanim. z.Runfeldt ka një afërsi të veçantë me struganët dhe shqiptarët në përgjithësi.


Mayori Runfeld ka përgëzuar afaristin Mendi Qyra për angazhimin e tij për qytetin e Strugës dhe vlerësoi punën dhe menaxhimin mbi 30 vjeçar të z.Qyra në fushën e investimeve në Strugë dhe më gjerë.

Qyra dhe Runfledt biseduan edhe për lidhjen që ka Mayori me shqiptarët e Strugës, për bashkëpunimet e mundshme mes dy vendeve dhe këmbimi. E përvojave, si në zhvillimin e biznesit por edhe të institucioneve.

Po ashtu u vendos theksi edhe në atë që më të ardhemen të ketë një komunikim më të thellë institucional dhe shoqëror mes struganëve në Amerike dhe në vendlindje.

Gjatë ditës së nesërme do të publikojmë edhe video deklaratat e Mayorit David Runfledt dhe z. Mendi Qyra/Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit