Në takimin me pronarët e bizneseve strugane, kandidati i pavarur për kryetar të komunës, Mendi Qyra, theksoi rëndësinë e një vizioni të ri për zhvillimin ekonomik të qytetit.
“Ardhja juaj më bëri edhe më të fuqishëm. Idetë dhe propozimet tuaja më dhanë një pasqyrë të qartë për drejtimin që duhet të ketë Struga në katër vitet e ardhshme,” – u shpreh Qyra.
Ai solli në pah kërkesat më të shpeshta të biznesmenëve:
-
Administratë komunale efikase
-
Zhvillim urgjent i turizmit
-
Trajnime për të rinjtë
-
Angazhim për punë 10 muaj, jo vetëm 2 muaj në vit
-
Fokus te inovacioni dhe teknologjia
“Ky është një apel për ndryshim rrënjësor të mënyrës së menaxhimit. Me plan konkret dhe aftësi menaxheriale, Struga do të ketë ekonomi të gjallë gjatë gjithë vitit,” – theksoi Qyra.
#MendiQyra #Struga #BiznesetPërNdryshim