16.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

Mendi Qyra: Është koha që bujqit e Strugës të ndihen të vlerësuar dhe të mbështetur me vepra, jo me fjalë

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka vizituar nga afër bujqit e zonës, të cilët çdo ditë përballen me mungesë kushtesh bazike, vështirësi financiare dhe mungesë bashkëpunimi nga komuna. Në këtë vizitë, ai u shoqërua nga zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, dhe bartësi i listës së VLEN-it për Strugën, Amir Qazimi.

“Bujqit tanë janë shtylla e ekonomisë lokale, por për vite me radhë janë lënë pas dore. Është koha që ata të ndihen të vlerësuar dhe të kenë mbështetje të vërtetë, si nga pushteti lokal ashtu edhe ai qendror,” theksoi Qyra.

Ai shtoi se bujqësia do të jetë një nga prioritetet kryesore të programit të tij, me qëllim që Struga të ushqehet nga duart e sigurta të bujqve të saj dhe të krijohen kushte reale për zhvillim të qëndrueshëm rural.

Në të njëjtën linjë, mesazhi u përcoll edhe në gjuhën maqedonase, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe vlerësimit të punës së bujqve në çdo fshat të komunës së Strugës.

https://www.facebook.com/share/r/19gNtEe8yu/

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit