3.8 C
Skopje
Thursday, October 30, 2025

Mendi Qyra: Erdali Luso, Strugani që do të kalojë vetëm Oqeanin Atlantik me anije të ndërtuar në Strugë

 

Struga ka lindur gjithmonë njerëz me ëndrra të mëdha. Një prej tyre është Erdal Luso, i cili këtë nëntor do ta çojë emrin e qytetit tonë përtej kufijve të imagjinatës. Ai është një nga të paktët njerëz në botë që do të marrë pjesë në garën legjendare “Sfida Botërore e Atlantikut”, duke u bërë i pari shqiptar dhe i pari nga Maqedonia e Veriut që përpiqet ta kalojë i vetëm oqeanin.

Çfarë e bën historinë e Erdallit edhe më të jashtëzakonshme?
Ai do të lundrojë me një anije me vela të ndërtuar në Strugë, në garazhin e Klubit të Lundrimit “Snegar”. Një anije unike, prej drurit që gjyshi i tij kishte mbjellë dikur në oborr, një trashëgimi e gjallë që sot shndërrohet në mjet për të shkruar histori.
Me vetëm 50 vatë panele diellore dhe fuqinë e erës, kjo anije do ta mbajë Erdalin mbi dallgët e Atlantikut për rreth 40 ditë sfide ekstreme.

Gara është brutale. Shumë dorëzohen nga presioni mendor, disa humbin gjurmët përgjatë rrugës. Por Erdali thotë:

> “Çdo gjë është e planifikuar. Uji, ushqimi, forca e mendjes. Është një udhëtim me veten – pa internet, pa asnjë luks tjetër. Meditimi është miku më i madh.”

 

Ky rrëfim nuk është vetëm për guximin e një individi. Është dëshmi se Struga është vend i energjisë së papërmbajtshme, ku ëndrrat lindin buzë liqenit dhe shtrihen deri në oqean.
Erdali na kujton se kufijtë ekzistojnë vetëm nëse i pranojmë, ndërsa Struga lind njerëz që guxojnë t’i tejkalojnë.

Në lidhje me këtë, Mendi Qyra, kandidat i pavarur për Komunën e Strugës, u shpreh:

> “Ky është vizioni ‘Për Strugën’: një qytet ku talenti, guximi dhe ëndrrat bëhen realitet.
Historia e Erdallit është frymëzim për të gjithë ne – një dëshmi se Struga mund të lundrojë deri në botë.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit