Sot në orën 12:00, Mendi Qyra zyrtarisht mori detyrën si Kryetar i Komunës së Strugës.
Në fjalimin e tij të parë para mediave, Qyra shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, duke theksuar se do të jetë në shërbim të të gjithëve, pavarësisht nëse e kanë votuar apo jo.
“Ky është një moment i rëndësishëm për Strugën dhe për të gjithë ne që besojmë në një të ardhme më të mirë. Do të punoj me përkushtim, transparencë dhe bashkëpunim me secilin qytetar”, deklaroi Qyra.
Me marrjen e detyrës, ai paralajmëroi se ditët në vijim do të prezantojë prioritetet e para të administratës së re komunale, me fokus në zhvillimin urban, pastrimin e qytetit dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
https://www.facebook.com/share/v/16dxCpAC3f/





