Kandidati i pavarur për qytetin e Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim miqësor me Haxhi Dautin, një nga figurat më të njohura të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lobues dhe kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan.
Në këtë bisedë, ata kanë diskutuar për vizionin e ri për Strugën dhe ndryshimet që, sipas Qyrës, mund të sjellë një udhëheqësi e re.
“Jam mirënjohës për mbështetjen dhe inkurajimin e tij, si dhe për vlerësimin që i jep rolit të diasporës në proceset zhvillimore të vendlindjes sonë. Faleminderit, Haxhi, për fjalët motivuese dhe për besimin në rrugën tonë të përbashkët për një Strugë më të mirë!”, ka shkruar Qyra.
Edhe në gjuhën maqedonase, kandidati ka përcjellë të njëjtin mesazh, duke theksuar rëndësinë e diasporës në zhvillimin e Strugës dhe përkushtimin për ta bërë qytetin një vend më të mirë për të gjithë.