Kandidati i pavarur për Strugën, Mendi Qyra, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për gjendjen e ekonomisë lokale.
Ai theksoi se bizneset strugane janë forca kryesore që e mbajnë qytetin gjallë, por sot ato po përballen me vështirësi të mëdha.
“Është koha për ndryshim dhe ringjallje ekonomike. Struga duhet të marrë frymë sërish, të rrahë fort me jetë, mundësi dhe zhvillim”, – u shpreh Qyra.
Me këtë mesazh, ai ngre alarmin për urgjencën e një transformimi ekonomik, duke e vendosur biznesin lokal në qendër të vizionit të tij për Strugën.