Kryetari i Mendi Qyra ka ndarë momente nga festa e Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit në mesin e qytetarëve të Struga.
Ai bëri të ditur se këtë Bajram pati kënaqësinë të jetë pranë struganëve, ku së bashku falën namazin e Fitër Bajramit në Xhaminë “Lulishte”, një moment që e cilësoi si të veçantë për reflektim dhe mirënjohje.
“Ishte një moment i veçantë reflektimi, bashkimi dhe mirënjohjeje për paqen, për shëndetin dhe për njëri-tjetrin”, u shpreh Qyra.
Ai shtoi se në këto ditë të shenjta, qytetarët duhet të kujtojnë se forca e shoqërisë qëndron te solidariteti, dashuria dhe kujdesi për njëri-tjetrin, duke dërguar një mesazh uniteti dhe harmonie për të gjithë.




