Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në sheshin “Iliria” ka promovuar kamionët, kontejnerët dhe pajisjet e reja, me të cilat do të mblidhen mbeturinat në qytet, në bashkëpunim me kompaninë sllovene “Subermacher”.
Kasami tha se kjo është faza e parë e bashkëpunimit me kompaninë austriake, ndërsa në fazën tjetër parashihet të bëhet selektimi i mbeturinave.
“Menaxhimi i mbeturinave është një nga sfidat më të mëdha të jetës moderne, dhe gjithashtu është një nga shqetësimet dhe angazhimet më të dukshme të komunitetit për mjedisin. Të gjithë ne si individë, në jetën tonë private dhe profesionale, jemi pjesëmarrës në sistemin e menaxhimit të mbeturinave dhe bëjmë zgjedhjen për kontributin tonë për një shoqëri vlerash të përbashkëta dhe mjedis të pastër jetësor”.





