16.8 C
Skopje
Thursday, October 30, 2025

Memov: Janë siguruar rreth një milion dollarë për fillimin e digjitalizimit të arkivit të SPIM

Në kuadër të projektit SIAP i cili realizohet përmes Bankës Botërore, janë siguruar rreth një milion dollarë për fillimin e digjitalizimit të arkivit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë.

Siç informoi sot drejtori i Fondit, Nikola Memov, anëtarët e Këshillit Drejtues, përveç aktiviteteve të rregullta në periudhën e kaluar, janë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi, njëri me “Promedika Oftalmologjia”, “Sistina Oftalmologjia” dhe Unionin e Shoqatave të Pensionistëve, ndërsa i dyti me Odën e Përmbaruesve dhe Ministrinë e Drejtësisë. Me Memorandumin e parë, sipas Memov, pensionistët marrin përfitime të caktuara në mbrojtjen e shëndetit të tyre, ndërsa i dyti do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të punës së Fondit, sepse deri më tani institucioni ka shpenzuar burime dhe njerëz për zbatimin e urdhrave nga përmbaruesit.

Kryetarja e Këshillit Drejtues, Jasmina Vukiçeviq i përshëndeti aktivitetet e ndërmarra të cilat, tha, do të ndikojnë pozitivisht ndaj pensionistëve dhe jetëve të tyre.

“Veçanërisht më gëzon fakti që arkivi i Fondit do të digjitalizohet në periudhën  e ardhshme, me çka do të sigurohet baza e të dhënave dhe e njëjta do të mbrohet, ndërsa do të modernizohet edhe puna e Fondit në këtë segment”, tha Vukiqeviq.

Anëtarja e Këshillit Drejtues, Stanka Trajkova, theksoi se Memorandumi i nënshkruar me “Promedika Oftalmologjia”, “Sistina Oftalmologjia” do të mundësojë që pensionistët nga i gjithë vendi të realizojnë përfitime në kontrolle, trajtime dhe intervenime operative, sepse deri më tani ka pasur bashkëpunim, por vetëm për pensionistët nga disa qytete.

“Ky aktivitet i Fondit tregon se Fondi kujdeset për pensionistët dhe ai kujdes nuk përfundon me dhënien e vendimit për pension”, theksoi Trajkova.

Këshilli Drejtues në mbledhjen e sotme të 23-të shqyrtoi më shumë informacione me karakter informativ mbi situatën në Fond në vitet 2024 dhe 2025, duke përfshirë Informacionin mbi statusin e mbledhjes së qirasë për hapësirën e lëshuar të banimit në shtëpitë e pleqve të përfituesve të pensioneve në vitin 2024 dhe gjashtë muaj të vitit 2025, Informacionin mbi statusin e mbledhjes së qirasë për hapësirën e lëshuar të biznesit në shtëpitë e pleqve dhe klubet ditore të përfituesve të pensioneve në vitin 2024 dhe gjashtë muaj të vitit 2025, pastaj Informacionin mbi kapitalin e përgjithshëm që Fondi fitoi në bazë të transformimit të ndërmarrjeve me kapital shoqëror, si dhe Informacionin mbi statusin e pronës nga procedurat e falimentimit në të cilat është i përfshirë Fondi.

Anëtarët e Këshillit Drejtues e shqyrtuan edhe Raportin për shkallën e realizimit të aktiviteteve në tremujorin I, II dhe III të Programit dhe planit për punën e Këshillit Drejtues të Fondit për vitin 2025, me çka ishte konstatuar se realizimi vijon sipas parashikimit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit