Ky besim është një nder i madh për mua, e në të njëjtën kohë edhe një barrë e madhe, sepse bëhet fjalë për të marrë besimin e qytetarëve të Tearcës, komunës e cila për 20 vite është lënë pas dore, është zhvatur, është shkatërruar dhe është lënë në mëshirën e fatit!
Tearca më shumë se çdo vend tjetër tani ka nevojë për ndryshim! Bashkëvendasit e mi, patjetër duhet të ndjehen të barabartë me qytetarët e vendeve të tjera. Tearca dhe banorët e saj nuk guxojnë të vazhdojnë të jetojnë të shkelur, pa dinjitet dhe të ndjehen si të padukshëm!
Për këtë falënderoj nga zemra Koalicionin VLEN dhe çdo anëtar të kryesisë së saj, e cila edhe Tearcën dhe qytetarët tani i ka në fokus të barabartë me qytetarët e të gjitha komunave të tjera!
Koha e ndryshimit erdhi!
Të dashur bashkëvendasit e mi, Tearca ndodhet para kthesës së madhe drejt vlerave dhe dinjitetit! Bashkërisht do ta arrijmë këtë!
Na priftë e mbara!