Drejtori i Klinikës Universitare për Fëmijë në Shkup, Rexhep Memedi, në “PikëPodcast” në www.Ora14.tv dhe www.almakos.com deklaroi se dy mjeket për të cilat Komisioni i pavarur hetimor i Ministrisë së Shëndetësisë ka konstatuar lëshime, mund të mbeten edhe pa licencat e punës.
“Në bazë të obligimeve ligjore dhe në bazë të raportit hetimor, masat i kemi marrë. Momentalisht mjeket janë jashtë institucionit, nuk do të vijojnë punën. Derisa komisioni diciplinor të verifikojë masat diciplinore dhe të merret një vendim final se cilat do të jenë masat diciplinore për këto mjeke. Mbas informacioneve, ndoshta edhe Ministria e Shëndetësisë do të kërkojë nga Oda e Mjekëve që të veprojë në drejtim të licencave. Ajo mbetet çështje e ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës së mjekëve”.
Rexhepi tha se ai si Drejtor ka vepruar sipas asaj që e obligojnë raporti i Komisionit Hetimor dhe Ligji./Ora24.tv