13.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Mefail Ismaili ngre dilemë: Edi Rama me Bujar Osmanin, Albin Kurti me Izet Mexhitin – po me shqiptarët a është dikush?

Gezetari Mefail Ismaili ka ngritur një dilemë publike në lidhje me mbështetjet e personalizuara që liderët shqiptarë nga Tirana dhe Prishtina po i japin politikanëve të veçantë në Maqedoninë e Veriut, duke e shtuar pasigurinë për interesin kolektiv të shqiptarëve në vend.

Ismaili thekson se kryeministri i Shqipërisë, Rama shfaqet hapur në përkrahje të Bujar Osmanit, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pozicionuar pranë Izet Mexhitit.

Prandaj dilema e ngritur nga gazetari është e qartë dhe shqetësuese:”Po me shqiptarët a është dikush⁉️

Kjo pyetje vë në pikëpyetje nëse përkrahjet e liderëve shqiptarë janë të bazuara në interesin e përgjithshëm të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, apo janë të përqendruara në individë e grupe të caktuara politike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit