26.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Me vendim të ministrit Izet Mexhiti mbyllet deponia jo-standarde për mbeturinat në Nikushtak

Shkup, 15.09.2025 Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot solli vendim për mbylljen e Deponisë  jo-standarde për mbeturinat në Nikushtak të Likovës.
Mexhiti në vendim sqaron se vendimi është miratuar me qëllim mbrojtjen e mjedisit, jetës dhe shëndetit të qytetarëve, dhe se vendndodhja ekzistuese jo-standarde për heqjen e mbeturinave komunale në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës nuk plotëson standardet mjedisore.
Ky vendim është nxjerrë në përputhje me ligjin për administratën shtetërore dhe ligjin për mjedisin, duke respektuar parimin e nivelit të lartë të mbrojtjes dhe parandalimit të pasoja të dëmshme.
Urdhëri hyn në fuqi menjëherë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit