13.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Me të madhe po heqim dorë nga shtetësia e Maqedonisë së Veriut

Këtë vit nga shtetësia e Maqedonisë së Veriut kanë hequr dorë 775 të rritur dhe 160 të mitur, konfirmojnë për portalin Faktor nga MPB-ja.

Sivjet numri i atyre që kërkuan heqje dorë nga shtetësia është më i ulët krahasuar me vitin 2023.

Vitin e kaluar ka pasur 1068 në moshë madhore dhe 184 të mitur. Ata heqin dorë nga shtetësia e RMV për të marrë nënshtetësinë e një shteti tjetër. Ky trend është prezent prej vitesh dhe me këtë Maqedonia humbi një pjesë të popullsisë.

Bëhet e ditur se Maqedonia e Veriut për një dekadë ka humbur mbi 14 mijë qytetarë.

Popullsia në Maqedoninë e Veriut do të zvogëlohet në 1.531.748 banorë deri në vitin 2035, nëse ruhet lindshmëria aktuale, sipas parashikimeve të Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH). Në variantin më të keq, me lindshmëri të ulët, popullsia do të ulet në 1,120,272 banorë deri në vitin 2070.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit