Një stuhi e madhe goditi bregun lindor të SHBA-së të hënën, duke sjellë reshje rekord dëbore që shkaktuan ndërprerje për miliona e mijëra anulime fluturimesh, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se pjesë të Rhode Island dhe Massachusetts kanë parë gati 94 cm reshje dëbore, me më shumë se 19 inç në Parkun Qendror të New York City.
Paralajmërimet për motin u shtrinë nga Karolina e Veriut në Maine veriore, me disa të vendosura më në veri në pjesë të Kanadasë lindore.
Më shumë se 600,000 prona në bregun lindor të SHBA-së përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa Boston Globe – një gazetë e madhe amerikane – tha se nuk do të dalë në shtyp për herë të parë në historinë e saj 153-vjeçare për shkak të stuhisë.



