11.8 C
Skopje
Sunday, September 21, 2025

Me rastin e vitit të ri shkollor kryeministri Mickoski dhe ministrja Janevska për vizitë në SHFK “Kiril Pejçinoviq” në Kisella Vodë

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të vizitojnë SHFK “Kiril Pejçinoviq” në Komunën e Kisella Vodës.

Është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se në vitin shkollor 2025/2026 mësimin në shkollat fillore dhe të mesme do të ndjekin 245 mijë nxënës. Në arsimin fillor ka 177.800 nxënës prej të cilëve 17.250 filloristë, ndërsa arsimin e mesëm do ta ndjekin 67.200 nxënës.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit