32.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

“Më prek drejtpërdrejt dhe personalisht” – reagon Grubi pasi është përfshirë në Listën e zezë amerikane

Ish-Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e futën në Listën e Zezë, për përfshirje në korrupsion.

Grubi ka thënë se për këtë vendim të Departamentit amerikan të Shtetit është njoftuar nga mediat, duke shtuar se jetën publike ia ka kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore.

“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht. Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, ka shkruar Grubi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit