Të dhënat e KSHZ-së flasin se deri dje, nga gjithsejt 11 kandidatët, 6 prej tyre ende nuk kanë arritur t`i grumbullojnë 10.000 nënshkrimet për kandidaturën presidenciale. Pesë të tjerët kanë arritur shifrën.
Sipas KSHZ-së, nga mbrëmë nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve kanë arritur t`i grumbullojnë Biljana Vankovska nga “Levica” që ka arritur në shifrën e 10.278 firmave si dhe Stevço Jakimovski nga GROM me 10.269.
Paraprakisht nënshkrimet e domosdoshme I kishin grumbulluar Maksim Dimitrievski me 11.562, Bujar Osmani – 11.079 dhe Arben Taravari me 10.706 nënshkrime.
Nga kandidatët tjerë, Velo Markovski ka 1.330 nënshkrime, Mersiha Smailoviq – 1.286, Gjorgji Manaskov – 388, Zorica Cvetkovska 176, Zotëri Poposki – 106 dhe Tome Nikolovski asnjë nënshkrim.
Nesër nënshkrime do të mbledhin edhe kandidatët presidencial të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, përkundër faktit se kanë mbështetjen nga 30 deputetë.
Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve nisi më 23 shkurt kurse zgjat deri më 8 mars në mesnatë.
Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për president duhet t`I dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars në mesnatë.
Zgjedhjet presidenciale mbahen më 24 prill, kurse rrethi I dytë më 8 maj kur do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.