Arsimi dhe Shkupi dy ekipet e Ligës së Parë do të përballet nesër prej orës 15:00. Kjo ndeshje është në kuadër të javës së tetë, transmeton Portalb.mk
Në të njëjtën kohë do të luhet edhe ndeshja Tikvesh – Makedonija Gj.P. në Kavadari.
Të dielën do të luhen dy ndeshjet tjera, Shkëndija kundër Sileksit dhe Rabotniçki kundër AP Brera.
Në kohë të njëjtë, prej orës 15:00, të hënën gjithashtu do të luhen dy ndeshje. Struga do të përballet kundër Pelisterit, ndërsa në Kumanovë do të luhet derbi i javës, Bashkimi kundër Vardarit.
Struga gjendet në vendin e parë me 19 pikë, po aq sa ka edhe Vardari. Shkëndija gjendet e treta me 17 pikë, Bashkimi në vend të pestë me 13 pikë, Arsimi e nënta me 5 pikë, ndërsa Shkupi e fundit pa pik.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur viti i Shkëndijës së Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.