10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

MË 9 KORRIK NË KUVENDIN E RMV-SË DO TË MBAHET INTERPELANCA PËR KRYETARIN E GJYKATËS KUSHTETUESE

Për interpelancën për punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i paraqitur më 4 qershor nga grupi parlamentar i Frontit evropian, do të diskutohet në kuadër të seancës së 59-të të Kuvendit të planifikuar për 9 korrik. Sipas informacionit të disponueshëm në faqen zyrtare të Kuvendit, seanca pritet të fillojë në orën 11:00, raporton MIA.

Deputeti i Frontit evropian, Ilir Hasani, në konferencën për mediat shpjegoi se interpelanca është paraqitur për punën e Kostadinovskit në bazë të nenit 72, pika 1 dhe 2 të Kushtetutës. Sipas Hasanit, Kostadinovski ka shkelur qëllimisht Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nenin 101 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

“Dua të theksoj se kjo iniciativë nuk ka për qëllim të ushtrojë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, për dallim nga interpelancat e mëparshme që ishin qartazi me natyrë politike, por ka ndikim social dhe mediatik. Qëllimi ynë është të nisim një debat institucional për funksionimin e këtij institucioni dhe rolin e kryetarit të saj në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese” tha Hasani, duke shtuar se Kostandinovski ka paragjykime ndaj gjuhës shqipe.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit