Automjetet ushtarake ruse u përfshin nga zjarri dhe u hodhën në erë pas një sulmi të ushtarëve të Kievit, kurse pamjet janë publikuar nga ushtria ukrainase që tregon betejën e ashpër.
Forcat ajrore ukrainase postuan në Facebook videot që ushtarët e saj arritën të zmbrapsin kolonën prej 50 autoblindave, kamionëve dhe tankeve ruse që ia kishin mësyrë pozicioneve të tyre, transmeton Telegrafi.
Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW) njoftoi të premten se forcat ukrainase kanë parandaluar një sulm rus – duke ua shkatërruar makineritë luftarake në drejtim të Kupianskut.
Videoja dyminutëshe shfaq pamjet nga ajri ku shihen autoblindat ruse të përfshira nga zjarri – derisa në disa tjera dilte tym i zi që ngritej në qiell.
Në njoftimin e ushtrisë ukrainase thuhet se dy tanke, dy autoblinda dhe shumë mjete tjera janë shkatërruar plotësisht, derisa tjerat pjesërisht derisa u tërhoqën. /Telegrafi/