25.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

MBPEU dhe Oda Ekonomike në takim për fushatën kombëtare “Më e mira e Maqedonisë”

Shkup, 5 shtator – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot organizojnë takim pune dhe prezantim të fushatës kombëtare “Më e mira e Maqedonisë”.

Siç informojnë nga Oda Ekonomike, qëllimi i ksaj nismë është të promovojë, inkurajojë dhe të mbrojë pasurinë e prodhimit vendor, të mbështesë prodhuesit vendor, si dhe t’u kujtojë qytetarlve cilësinë dhe vlerën e produkteve ushqimore vendore.

Në takimin, të udhëhequr nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, do të marrin pjesë edhe kompanitë anëtare të Odës Ekonomike me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe dhënien e sugjerimeve shtesë për zbatimin me sukses të nismës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit