Zyra e Jashtme për çështje kriminalistike pranë SPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kërçovë kundër ish kryetarit të Komunës Fatmir Dehari F.D. (51) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vazhduar “keqpërdorim i detyrës zyrtare” të lidhur me ndriçimin në rrugë. Kallëzimi është ngritur edhe kundër një personi nga administrata e komunës.
“Zyra e Jashtme për çështje kriminalistike pranë SPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë themelore publike në Kërçovë kundër ish kryetarit të Komunës, Fatmir Dehari F.D. (51) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vazhduar ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ (sipas nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal të RMV-së), si dhe kundër personit B.K. (46) nga Kërçova për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘punë e pandërgjegjshme në detyrë’ (sipas nenit 353-v paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal të RMV-së)”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas konstatimeve të dokumentuara të hetimit, i denoncuari i parë, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kërçovës, përkatësisht si person zyrtar dhe përgjegjës, me vetëdije dhe me paramendim, ka kryer disa veprime të ndërlidhura kohore. Me këtë rast, në periudhën kohore prill 2021 – nëntor 2025, në kuadër të përgatitjes, shpalljes dhe realizimit të Marrëveshjes së partneritetit publik – privat për modernizimin e sistemit të ndriçimit publik të NjVL Komuna e Kërçovës, të lidhur më 08.11.2021 me një konsorcium prej tre subjektesh juridike (dy nga Kërçova dhe një nga Gostivari), ka shkelur dispozitat ligjore të Ligjit për koncesionet dhe partneritetin publik-privat, si dhe të Ligjit për Prokurim publik.
“Dhe, në këtë mënyrë, si organ kontraktues, ka ndërmarrë veprime të kundërligjshme me qëllim që kontrata për modernizimin e ndriçimit rrugor në qytetin e Kërçovës t’u jepet personave të afërt me të, me synimin për përfitimin pasuror në mënyrë të kundërligjshme në përmasa të mëdha. Me këtë veprim, i denoncuari i parë F.D. i ka shkaktuar dëm material buxhetit të NjVL – Komunës së Kërçovës në vlerë rreth 1,621,013 euro (ose 99,692,345 denarë), të brabartë me shumën e anuiteteve të paguara mujore ndaj konsorciumit të kompanive private deri në paraqitjen e kallëzimit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Ndërkaq, i denoncuari i dytë B.K., në cilësinë e personit zyrtar, i punësuar në administratën komunale si udhëheqës i Sektorit të Financave, njëherësh i emëruar si kryetar i Komisionit për zbatimin e procedurës së partneritetit publik-privat dhe i emëruar anëtar i dytë i Komisionit për monitorimin, verifikimin dhe realizimin e Marrëveshjes për PPP, në po këtë periudhë nga viti 2021 deri në vitin 2025, ka lëshuar së ushtruari mbikëqyrjen e domosdoshme dhe ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në kryerjen e kompetencave dhe detyrave të tij. Kështu që, njofton MPB-ja, në këtë mënyrë, ka lejuar që të sigurohet përfitim në përmasa të mëdha, në dëm të buxhetit të Komunës së Kërçovës



