Për shkak të ndërprerjes së punës së qeverisë amerikane, mbi 3,2 milionë udhëtarë në SHBA u goditën nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve, që u shkaktuan nga problemet me personelin për kontroll të trafikut ajror pas mbylljes së qeverisë më 1 tetor, informoi shoqata e transportuesve ajrorë.
Organizata “Kompani ajrore për Amerikën”, që i përfshin “Amerikan erllajns”, “Junajted erllajns”, “Sauthuest erllajns”, “Dellta er llajns”, “Xhetblu eruejs” dhe transportuestë tjerë të mëdhenj, kumtoi se 16 për qind e vonesave në tetor ishon shkaktuar nga problemet me personelin. Kjo është rritje e konsiderueshme në krahasim me 5 për qind para ndërprerjes së punës së qeverisë.
Vetëm në fillim – ditën më të keqe të mbylljes së qeverisë – u goditën mbi 300.000 udhëtarë, shtoi organizata.


                                    



