19.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

Mbi 60 mijë persona deri tani janë paraqitur për vaksinim – ekipe parandaluese do të kryejnë vaksinim edhe në kushte shtëpie për persona të moshuar, të palëvizshëm dhe me aftësi të kufizuara

Ministria e Shëndetësisë informon se për vaksinimin kundër gripit sezonal janë paraqitur rreth 60 mijë qytetarë, ndërsa deri më tani janë vaksinuar mbi 8 mijë persona.
Vaksinimi po realizohet në gjithsej 35 pika vaksinimi në mbarë vendin, prej të cilave pesë ndodhen në Shkup.
Të gjithë qytetarët e interesuar mund të paraqiten për vaksinim përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut të tyre amë.
Në vaksinimin falas përfshihen kategoritë e rrezikuara të popullsisë, si: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucione për mbrojtje sociale të të moshuarve dhe punonjësit e këtyre institucioneve.
Gjithashtu, në organizim të Ministrisë, ekipe preventive nga institucionet shëndetësore në të gjithë vendin kanë filluar vaksinimin kundër gripit sezonal në kushte shtëpie, për persona të moshuar, të palëvizshëm dhe persona me aftësi të kufizuara.
Më poshtë gjendet tabela me numrat e kontaktit për caktimin e vaksinimit sezonal kundër gripit në kushte shtëpie.
Kontakt-telefonat për caktimin e vaksinimit kundër gripit sezonal në shtëpi janë:
Qendra Shëndetësore Shkup:
Poliklinika Çento: 02/25 22 351
Poliklinika Bukuresht: 02/30 63 245
Poliklinika Jane Sandanski: 02/24 63 277
Poliklinika Çair: 02/26 11 506
Spitale të përgjithshme me veprimtari të zgjeruar:
Prilep: 075-353-801
Koçan: 076-395-609
Gjevgjeli: 071-966-999
Dibër: 078-243-814
Kavadar: 078-314-840
Qendra shëndetësore në qytetet tjera:
Shtip: 078-537-005
Manastir: 072-272-186
Strumicë: 076-290-160
Ohër: 070-366-560
Strugë: 071-272-595
Tetovë: 075-207-634
Veles: 075-261-286 / 076-427-069
Berovë: 078-447-603
Makedonski Brod: 075-443-285
Vallandovë: 034/382-017
Vevçan: 078-436-932
Vinicë: 033/361-311
Gostivar: 070-357-933
Dellçevë: 075-317-114
Demir Hisar: 078-272-395 / 047/276-211
Kërçovë: 045/228-825
Kratovë: 078-364-567
Krushevë: 078-315-487
Kumanovë: 075-239-134
Likovë: 070-209-956
Kriva Pallankë: 031/372-616
Negotinë: 072-270-403 / 072-270-402
Probishtip: 075-387-951
Pehçevë: 070-372-391
Radovish: 078-319-145
Rostushë: 070-229-916
Resnjë: 071-225-282
Sveti Nikollë: 075-272-841

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit