Mbi 46 mijë denarë, paga mesatare neto

Mbi 46.000 denarë është paga mesatare mujore neto në Maqedoninë e Veriut, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Vetëm në janar, ata njoftojnë se paga arriti në 46.617 denarë, që sipas tyre është më e lartë për 8.3 për qind. Kjo rritje, theksojnë ata, i atribuohet para së gjithash rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuar në sektorët: veprimtari administrative dhe shërbime ndihmëse, tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave, si dhe industria përpunuese.

“Në janar 2026, paga mesatare mujore neto e paguar ishte 46.617 denarë. Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar, në janar 2026, ishte 46.617 denarë. Në janar 2026, krahasuar me janarin 2025, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 8.3 %. Kjo rritje i detyrohet, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuar në sektorët: veprimtari administrative dhe shërbime ndihmëse për 12.9 %, tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave për 11.1 %, dhe industria përpunuese për 10.5 %”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Dhe, ndërsa nga njëra anë kjo rritje në janar është vërejtur në këta sektorë, nga ana tjetër është shënuar edhe ulje e pagave mujore neto për të punësuar krahasuar me periudhën e mëparshme në sektorët: transport dhe magazinim me një ulje prej 7.4 për qind, ndërtimtari me 5.3 për qind dhe veprimtari financiare dhe sigurime me 3.8 për qind.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit