12.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

“Matura Shtetërore”, maturantët iu nënshtruan testimit për gjuhën amtare

Maturantët iu nënshtruan testimit obligues për gjuhën amtare dhe letërsinë. Provimi i dytë, zgjedhor është caktuar për të enjten, më 14 gusht ku 779 nxënës do t’i nënshtrohen provimit të gjuhën angleze, 27 në matematikë, dy kandidatë në gjuhën gjermane dhe një nxënës në gjuhën frënge

“1.118 nxënës të shkollave të mesme janë paraqitur në afatin e gushtit, të provimit të Matura Shtetërore i cili në Shkup po realizohet në fakultetin e ndërtimtarisë”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

Në gjuhën maqedonase provimit iu nënshtruan 352 kandidatë, 225 në gjuhën shqipe dhe 9 maturantë në gjuhën turke. Ky është provimi i parë i detyrueshëm ekstern, gjuha amtare dhe letërsia, për ata që nuk e kanë kaluar maturën në afatin e qershorit. Disa nga nxënësit e anketuar nga Alsat, thanë se provimi ka qenë ndryshe nga hera e kaluar dhe më i vështirë por për disa tjerë pyetjet kanë qenë të lehta.

“Mirë ishte, unë mësova dhe kalova mirë, nuk ishte i rëndë. Sot kishim Gjuhë Maqedonase dhe të enjten kemi provimin e Gjuhës Angleze”, deklaroi një nxënës.

”Sot kishim provimin në Gjuhë Shqipe ndërsa herën e parë nuk isha aspak. Ishte pakës rëndë por e kaluam, provimet tjera i përfundova dhe vetëm gjuha Shqipe me ngeli”, tha një tjetër nxënës.

“Si ishte provimi?

“Është i rëndë”, u përgjigj një nxënës.

“Rëndë ishte, kishte edhe nga jashtë edhe nga Ministria dhe shumë pyetje në test ishin të ndryshuara, do shohim rezultatin tani si do jetë pas një jave”, tha një tjetër nxënës.

Provimi i dytë, zgjedhor është caktuar për të enjten, më 14 gusht ku 779 nxënës do t’i nënshtrohen provimit të gjuhën angleze, 27 në matematikë, dy kandidatë në gjuhën gjermane, një nxënës në gjuhën frënge dhe një maturant do t’i nënshtrohet provimit në estetikë. Javën e kaluar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Shtetërore e Provimeve i publikuan rezultatet e afatit të qershorit, për të cilat thanë se ka përmirësim në krahasim me vitin e kaluar. Nota mesatare e suksesit nga të dy provimet ekstern në sesionin e qershorit ishte 3.69, që është më e lartë se ajo e vitit të kaluar, kur mesatarja ishte 3.26. Sukses i veçantë sipas MASH, është vërejtur në matematikë, ku nota mesatare ishte 4.14. Në afatin e qershorit për provimet e maturës shtetërorë ishin paraqitur gjithsej 15,004 nxënës. /Alsat.mk

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit