Matteo Salvini në qendër të debateve në rrjetet sociale pas deklaratës për Ermal Metën

Ministri italian i Infrastrukturës dhe lideri i “Lega”, Matteo Salvini, ka nxitur një valë debatesh në rrjetet sociale, pas një deklarate për këngëtarin me origjinë shqiptare Ermal Meta, sipas “La Repubblica”.

Në një reagim publik, Salvini shkroi:”I bëj komplimentet e mia Ermal Metës për përdorimin e tij të përsosur të gjuhës italiane. Në Itali jetojnë dhe punojnë miliona gra dhe burra të lindur në një vend të huaj dhe të integruar plotësisht në shoqërinë tonë; për mua ata janë të çmuar dhe të mirëpritur”.

Deklarata, që synonte të ishte një kompliment për artistin, u interpretua nga shumë përdorues të rrjeteve sociale si një “gaf”, duke qenë se Meta jeton në Itali prej rreth 30 vitesh.

Këngëtari u transferua në Bari me nënën dhe motrën e tij – kur ishte vetëm 13 vjeç dhe prej atëherë ka ndërtuar karrierën e tij në skenën muzikore italiane.

Sipas komenteve në rrjetet sociale, theksohej se “përdorimi perfekt i gjuhës italiane” për një artist që kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës në Itali tingëllonte i panevojshëm dhe paternalist.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit