12.8 C
Skopje
Tuesday, October 28, 2025

Maskat e armatosura grabisin dyqanin e “Neptun” në Shkup, policia i kapi menjëherë

Sonte ka ndodhur një grabitje me armë në dyqanin e “Neptun” që gjendet tek stadiumi nacional  “Toshe Proeski” në parkun e qytetit në Shkup, njoftoi TV21.

Sipas informacioneve, në orën 20:30 dy grabitës të maskuar, të armatosur me armë kanë hyrë në “Neptun”.

Menjëherë u kanë thënë punonjësve: “Nxirrini lekët nga kasaforta, nëse dikush thërret policinë do t’ju ​​vrasim të gjithë”.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e ndërhyrjes së shpejt, e cila siç mësohet  pas një ndjekjeje në parkun e qytetit ka kapur dy grabitësit. MPB pritet të jap hollësi për grabitjen.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit