24.8 C
Skopje
Friday, October 24, 2025

Mashtrimi i kushton 18 mijë euro

57-vjaçari nga Tetova denoncoi rastin në polici, që siç thotë, është mashtruar nga një person nga Turqia ku iu morën 18 mijë euro. Ai thotë se kishin rënë dakord që të importonin pelet për ngrohje nga Turqia, por më pas kuptoi që është mashtruar. Policia po merret me zbardhjen e rastit.

“Më datë 23.10.2025 në ora 19:50 në SPB Tetovë, një mashkull 57-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga Xh.D. nga Turqia për shumën prej 18.000 euro. Sipas denoncimit, Xh.D. është pronar i një firme për montimin e ashensorëve në objekte banimi, ka qëndrim të regjistruar në adresën e tij dhe në shtator të vitit 2025 janë marrë vesh që të punojnë së bashku, gjegjësisht të importojnë pelet për ngrohje nga Turqia. Siç është denoncuar, ai e ka keqpërdorur dhe ia ka marrë paratë në tri raste me pretekstin e një porosisë, pormë pas ka zbuluar se i njëjti e ka shitur menjëherë në një vend tjetër dhe nuk ka mundur ta kontaktojë në telefonat e tij celularë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit